Ballina Shqiperia ime Fier – Mjeke e spitalit në procedim pas vdekjes së 63-vjeçarit

Fier – Mjeke e spitalit në procedim pas vdekjes së 63-vjeçarit

Një mjeke e spitalit të Fierit, B. B., 56 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor të shtetasit A. Z., 63 vjeç, ky i fundit ka humbur jetën më datë 30.10.2025. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit.