Fermerët në Fier nuk kanë treg për të shitur bostanin

Fermerët në Fier nuk kanë treg për të shitur bostanin

282
SHPËRNDAJE

Fermeret ne Kallm te Fierit jane shprehur te indinjiuar per mungesen e tregut te shitjes se bostanit. Sipas fermreve qe kane kultivuar bostanin edhe pse e kane ulur cmimin e shitjes ne 14 lekë kg ,sërish nuk kanë treg. Një pjesë e mirë e tyre kanë grumbullur prodhimin e presin tregtarët, ndërsa ka raste që akush nuk vjen për ta blerë.

Cmimet e plehrave dhe imputeve kanë qenë të larta, dhe si cdo kulturë tjetër në këtë periudhë, përballimi i kostos së prodhimit është problemi më i madh jane shprehur fermeret

Me 130 mije lekë kuintali i plehrave qe do te thote nje kosto e larte e sherbimit nderkohe qe cmimi i shitjes eshte teper i ulet po con keta fermere te nje demi te madh financiar dhe mundimi te hedhur poshte

Sivjet më shumë te kushtueshme janë plehrat. Kanë vajtur 130 mijë lekë, e do cdo javë një dorë plehu. Të gjitha janë rritur. 20 mijë lekë i do punëtori. Nuk kemi karburant akoma nga shteti, kemi aplikuar. Me 200 të shitet ishte mirë, sivjet ka më shumë shpenzime.

Vitet e shkuara bostani është marrë nga tregtarët e shumicës direkt në fushë, gjë që fermerët presin të ndodh edhe këtë vit, por që me aq sa duket nuk ka gjasa.

S'KA KOMENTE