Fermerët e shalqinit në Lushnje po perballen me cmimin e ulet te...

Fermerët e shalqinit në Lushnje po perballen me cmimin e ulet te tregut

217
SHPËRNDAJE

Fermerët e shalqinit në Imësht të Lushnjes po përballen me çmimin më të ulët të tregut në kohën kur është sezoni i vjeljes.

Ata shprehen të indinjuar se është hera e parë që çmimi është nën kosto duke i çuar drejt falimentimit të plotë. Sipas tyre çmimi sot është 5 lekë të vjetra por edhe me këtë çmim askush nuk po e merr.

Po na kalbet në fusha gjithë ky prodhim i bollshëm dhe bio thonë ata por çmimi është i pafavorizueshëm.

“Nuk po fitojmë asgjë. Punëtorët duan lekë, tokat duhen plehëruar, i lutemi shtetit të vërë dorë se jemi të falimentuar. Edhe pikat e grumbullimit po pasurohen prej nesh, e marrin me 5 lekë të vjetra, dhe normalisht e shesin me çmim shumë më të lartë. Pas çdo deklarate të deputetit Erion Braçe, që vjen të na ndohmojë, çmimi ulet dhe më shumë”, shprehen fermerët.

Nga ata tjetër një pjesë e tyre janë duke shqyrtuar opsionin e largimit nga vendi dhe braktisjes së tokave bujqësore./FaxNews

S'KA KOMENTE