Europa është goditur nga moti i keq këtë fundjavë, ku prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e shiut, ulja e temperaturave, ndërsa në disa zona malorë ka patur edhe reshje dëbore.
Në veri të Italisë dhe në Kroaci kanë rënë reshjet e para të dëborës.Është dita e tretë që kur Kroacia u godit nga një mot i ftohtë i ndjekur nga reshje të dendura.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët dje u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.
Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga bora. Gjatë ditës ra borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majën Kredarica.Një sasi e madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.
Një sasi e madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.