Euro vazhdon rënien, dollari forcohet

Euro vazhdon rënien, dollari forcohet

144
SHPËRNDAJE

Teksa me largimin e emigrantëve pritje rritje e monedhës europiane, euro ka shënuar një tjetër nivel historik negativ në raport me lekun duke u shkëmbyer sot me 116.32 lekë.

Ky dobësim i euros mund të ndikohet pjesërisht edhe nga raportet e monedhës europiane me dollarin, në tregjet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht edhe në tregun shqiptar.

Dollari shënoi të hënën vlerën prej 120.12 lekësh.

Kjo është vlera më e lartë që monedha amerikane shënon në kursin kundrejt lekut që prej majit të vitit 2017.

Dollari amerikan po forcohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos kursi i tij kundrejt euros reflektohet edhe në kursin me lekun.

Forcimi i dollarit ka një impakt të rëndësishëm në çmimet e karburantit dhe të lëndëve të para.

S'KA KOMENTE