Eshte celur ne galerine Vilson Kilica ne Fier ,Ekspozita fotografike “Kujtesa...

Eshte celur ne galerine Vilson Kilica ne Fier ,Ekspozita fotografike “Kujtesa ” e autorit kosovar Burim Myftiu

111
SHPËRNDAJE

Eshte celur ne galerine Vilson Kilica ne Fier ,Ekspozita fotografike  “Kujtesa ” e autorit kosovar Burim Myftiu. Sipas vet autorit kjo ekspozite percjell jo vetem anen artistike te fotografimit por shprehjen e botes se brendeshme si nje proteste intime duke I thene” Stop dhunes stop luftes” .Edhe titulli i ekspozites kujtesa eshte zgjedhur nga autori per te kujtuar nje periudhe te trishte te luftes ne Kosove.Qellimi I ketij projekti konceptual eshte qe keto modele jane  fotografuar jo per veshjet por tregojne shprehite e fytyres ,gjymtyre te thyera ,pra rrefejne histori zhgenjimi ,dhimbje e lot ,per tmerret qe kaloj gjithe  territori I  Kosoves ,duke I ekspozuar si memorie kolektive e pasluftes.
Tek manekinet e artistit Burim Myftiu veshjet jane te padukshme por percillet gjendja shpirterore e kujtimeve te keqija te se kaluares si hunde te thyera ,lendime ne sy ,ku me ane te ketyre fotove autori perpiqet te tregoje denimin e dhunes dhe luftes. 

Ekspozita eshte hapur ne ambientet e Galerise Fier ,ku nuk munguan as artistet fierake te cilet  permenden ne mesazhet e tyre ,e recitime edhe ngjarja e rende e ndodhur ne Roskovec ,per te treguar se shoqeria duhet ti thote jo dhunes.
  
Artisti kosovar Muftiu me ane te ekspozites personale Kujtesa ,ku perberja eshte fotografia ,risjell jo vetem luften e Kosoves por thekson se kujtesa e tmerreve te luftes se Kosoves duhet te tregoje se asnje dhune ne bote nuk ka arsyetim vetem justifikime ndaj e quan edhe proteste dhe duhet te reagojme.

S'KA KOMENTE