Erdogan u shpërndan para në dorë fëmijëve që prisnin në turmë, rrjeti...

Erdogan u shpërndan para në dorë fëmijëve që prisnin në turmë, rrjeti shpërthen në komente negative

86
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të hënën rajonin e goditur nga tërmeti i Antiokisë, por një veprim i tij ngjalli reagime të forta në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video të publikuara në rrjet, ai shpërndante para për fëmijët që prisnin mes turmës në provincën juglindore të vendit.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, teksa komentuesit e kanë cilësuar këtë si një gjest të “turpshëm”.

Lëvizja e Erdogan erdhi menjëherë pasi ai kërkoi një “falje” nga qytetarët e zonës, duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në ” dy ditët e para” të lëkundjeve të mëdha dhe shkatërrimtare.

S'KA KOMENTE