Erdogan bëhet kryelajm në mediat serbe,deklaroi se e përkrah Kosovën në NATO

Erdogan bëhet kryelajm në mediat serbe,deklaroi se e përkrah Kosovën në NATO

81
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është bërë kryelajm në mediat serbe, pasi deklaroi se vendi i tij do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mediat e Beogradit i kanë dhënë publicitet deklaratës së presidentit turk, për përkrahjen e shtetit të tij anëtarësimit të Kosovës në NATO. Madje një media këtë deklaratë e ka cilësuar si një goditje ndaj Serbisë.

“Erdogan e ka goditur Serbinë. Premtoi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, “Erdogan e do Kosovën në NATO. Deklarohet presidenti turk – i premtoi Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë”, “Presidenti turk: E përkrah Kosovën në NATO”, “Turqia do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, këta janë disa nga titujt e mediave serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë në Turqi, ku sot është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi, pas takimit, presidenti turk ka thënë se vendi I tij do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

“Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit [të Kosovës] në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha Turqia ka kontribuar mjaft shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje për Kosovën.

S'KA KOMENTE