Emri dhe mbiemri

Emri dhe mbiemri

2031
SHPËRNDAJE
  • Në shoqëritë e hershme primitive njerëzit zakonisht kishin vetëm një emër për t’u identifikuar, duke qenë se popullsia ishte shumë e vogël.

Me rritjen e numrit të popullsisë në zona të ndryshme, njerëzit nisën të përdornin një emër të dytë apo një mbiemër për të identifikuar veten e tyre!Sipas fjalorëve, mbiemri është një emër që i shtohet emrit personal dhe shpesh citohet si sinonim i emrit familjar. Mbiemri është një traditë e imponuar nga autoritetet dominuese, në fillim evangjelistë, pra personat që kërkojnë t’i konvertojnë të tjerët në besimin e krishterë dhe pastaj nga autoritetet administrative.

Koncepti i mbiemrit është një zhvillim historik relativisht i vonshëm, që ka evoluar që prej praktikës mesjetare të emërimit të quajtur ‘byname’ ose ‘emër i dyfishtë’. I bazuar në profesionin individual ose në zonën e banimit, ‘biemri’ përdorej në rastet kur përballeshin njerëz me emra të njëjtë. Në Shqipëri mendohet se mbiemrat kanë lindur pas vitit 1912.

S'KA KOMENTE