Ekzekutimi i biznesmenit/ Autori dyshohet vrasës me pagesë, çfarë kanë dëshmuar 15...

Ekzekutimi i biznesmenit/ Autori dyshohet vrasës me pagesë, çfarë kanë dëshmuar 15 të shoqëruarit në polici

2926
SHPËRNDAJE

Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në zonën e Selitës ende nuk ka asnjë gjurmë mbi autorin. Për shkak se në asnjë moment autori nuk e ka hequr në asnje moment kapucin nga koka, ekspertët e kriminalistikës e kanë pasur të vështirë të vërenin tiparet e fytyrës së autorit, megjithatë policia ka mundur të krijojë një identikit të autorit.

Ndërkohë,hetuesve nuk i kanë ardhur në ndihmë as dëshmitë e 15 personave që janë administruar. Të shoqëruarit ishin dëshmitarë okularë dhe familjarë të viktimës. Ata kanë përshkruar për hetuesit lëvizjet dhe dinamikën e atentatit, ndërsa familjarët kanë treguar mbi konfliktet që mund të ketë pasur 49-vjeçari.

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, dyshimet kryesore janë se Pepa, mund të jetë përfshirë në aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe. Gjithashtu burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se ka dyshime se autori është vrasës me pagesë. Vrasësi e ka mbajtur në vëzhgim viktimën, duke e qëlluar atë disa minuta pasi zbriti nga vila e vëllait pasditen e së premtes, në një lokal pranë ndërtesës, ku 49-vjeçari doli për të pirë kafe.

Papa, i cili humbi jetën në këtë atentat, ngjarje e ndodhur rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë ishte pronar i një hoteli në Sarandë. Ai mbeti fillimisht i plagosur, por pas gati një ore nga ngjarja e së premtes ai nuk mundi ti mbijetoi plagëve, duke ndërruar jete në sallën e reanimacionit. Viktima ishte me precedent në fushën e narkotikeve, ku vite më parë ishte dënuar me 7 vite burg në Greqi.

S'KA KOMENTE