Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga rënia e euros

Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga rënia e euros

100
SHPËRNDAJE
Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro vitin e kaluar nga nënçmimi me 6.6 lekë i Euros në kursin e këmbimit. Po të mos kishin pasur këtë humbje, fabrikat shqiptare mund të kishin rinovuar teknologjinë, për të çuar prodhimin drejt një cikli të ri.
Nënçmimi i qëndrueshëm i Euros ndaj Lekut po shndërrohet në një sfidë serioze për eksportet, të cilat janë nën presionin e rritjes së kostove nga paga minimale, lëndëve të parave dhe problematikat e mungesës së punonjësve.
Volumi i eksporteve nisi rënien që vitin e kaluar dhe ka vijuar edhe në dymujorin e parë 2023. Fabrikat, pesimiste: Ka nisur largimi i klientëve. Nga ana tjetër, importuesit përballen me fitime të larta nga rënia e Euros.
Edhe pse çmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare janë ulur, këto zhvillime nuk po reflektohen në tregjet e pakicës/ Monitor

S'KA KOMENTE