Eksperti ushtarak: “Rusët po dëmtojnë pajisjet e tyre, se nuk duan luftë”!

Eksperti ushtarak: “Rusët po dëmtojnë pajisjet e tyre, se nuk duan luftë”!

282
SHPËRNDAJE

Eksperti ushtarak, Dr Jack Watling, e cilëson kritike situatën në Kiev, teksa pushtues rus ndodhet jo shumë larg.

“Nëse rusët kryejnë një sulm të madh në Kiev, do të jetë shumë e përgjakshme dhe trupat e tyre mund të thyhen”, shprehet eksperti, studiues i luftës dhe Shkencave Ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Ai thekson se rusët do të duan të “zvogëlojnë” rezistencën përpara se të angazhojnë forcat e tyre, raporton “BBC”.

Sipas tij, ka prova se trupat ruse kanë moral të ulët, referuar edhe numrit të humbjeve në këto ditë beteje.

“Ne kemi dëgjuar raporte se ata kanë dëmtuar pajisjet e tyre, sepse nuk duan të luftojnë”, shprehet eksperti ushtarak.

S'KA KOMENTE