Edmond Spaho largohet nga Komisioni për Inceneratorët“Ky Komision drejt dështimit”

Edmond Spaho largohet nga Komisioni për Inceneratorët“Ky Komision drejt dështimit”

62
SHPËRNDAJE


Deputeti Edmond Spaho ka deklaruar se do të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, pasi sipas tij, opozita pavarësisht dëshirës së mirë, e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte, sa kohë që mazhoranca merr vendimet.

Spaho tha se ai nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni hetimor në të ardhmen, pa u ndryshuar më parë ligji për funksionimin e tyre.

Edmond Spaho:

Ngjarja e djeshme ishte një nga më qesharaket që kam përjetuar ndonjëherë, këtu ka deputetë që nuk duhet të jenë pjesë e Komisionit, ka deputetë që kanë lidhje fisnore dhe familjare me persona që po hetohen nga ky insitucion.

Është nënkryetarja e Kuvendit që ka qenë pjesë e vendimmarrjes.

Unë mendoj se këta deputetë duhet të largohen nga komisioni, ligji i konfliktit të interesit këtë përcakton, dhe jo rastin e gazetarit, që ka mbrojtur interesin publik, duke rrezikuar integritetin e tij personal.

Shoh që stafi i komisionit është nën presion politik, rasti i interpretimit të djeshëm të ligjit është skandaloz. Me përjashtim të një portali që shkoi për çështjen e zotit Olldashi, asnjë media tjetër nuk ka pasur kurajon të mbështesë gazetarët, që bëjnë investigime të tilla.

Unë mendoj se ky Komision nuk do të ketë rezultat, pavarësisht përpjekjeve tona për të nxjerrë faktet në dritë, për të informuar publikun për vjedhjet skandaloze që janë bërë në 3 kontrata. Të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton, dhe të mos lejosh dëshminë e gazetarit, është skandaloze, nuk e nderojnë këtë komision.

Unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij Komisioni, dhe nuk do të jem pjesë e asnjë komisioni, që ndikohet politikisht. Nuk do të jem pjesë e komisioneve nëse nuk ndryshon ligji.

Debati:
Jorida Tabaku: “Ne nuk kemi bërë kompromise me askënd dhe ajo që po bëjmë është që të hedhim dritë në lidhje me këtë çështje, kam qenë unë ajo që kam këmbëngulur që ju të jeni pjesë e këtij komisioni, do të doja që ju të ishit. Unë e kam për herë të parë dhe ju keni drejtuar komisone më herët, me vjën keq që tërhiqeni”

Edmond Spaho: “Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërt komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni. Mënyra si u soll stafi i kuvendit është bërë bashkë me mashorancën, unë nuk bëhem dot pjesë e këtij bashkimi mes mazhorancës dhe komisionit unë skam por tu bërë”

Tabaku: Nuk e lë këtë komision hetimor të dështojë
Spaho: Unë skam gjë me ju. Uroj që ju të keni
Tabaku: Nuk na intereson sa raporte do të dalin…

(Momenti kur Spaho largohet nga Komisioni)

S'KA KOMENTE