Edi Rama shkon te protestuesit para Parlamentit: Hajdeni me mua, se këtu...

Edi Rama shkon te protestuesit para Parlamentit: Hajdeni me mua, se këtu në rrugë nuk flitet

248
SHPËRNDAJE

Edi Rama shkon te protestuesit para Parlamentit: Hajdeni me mua, se këtu në rrugë nuk flitet 

Kryeministri Edi Rama ka marrë një përfaqësi të protestuesve të disa zonave të Tiranës që ishin para Parlamentit dhe do të flasë me ta. Banorët e 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës ishin mbledhur prej disa minutash dhe kërkonin të dëgjoheshin.

Aty ka mbërritur kryeministri Rama dhe është futur mes tyre. Ai ka kërkuar që një përfaqësi e tyre të shkonin me të në Parlament dhe të diskutonin, pasi sipas tij, në rrugë nuk mund të flisnin. Bashkë me nënë Lizën dhe dy banore të tjera Edi Rama iu drejtua godinës së Parlamentit.

Rama: Hajdeni brenda.

Banorja 1: Kemi kërkuar të na dëgjoj. Ore ju lutem se e kërkuam dhe erdhi. Është i vetmi që ka ardhur.

Banorja 2: Është turp. Ne jemi populli. Gju më gju me popullin.

Rama: Tani përveç teje kush do vijë me mua. Se këtu nuk flitet. Nuk vijnë dot 100 veta. As 30 veta nuk vini dot. Kush do vij tani si përfaqësues.

S'KA KOMENTE