Edi Rama ‘dëgjon’ qytetarët: Absolutisht do ta legalizojmë kanabisin

Edi Rama ‘dëgjon’ qytetarët: Absolutisht do ta legalizojmë kanabisin

73
SHPËRNDAJE

61% e shqiptarëve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë.

Është ky rezultati i publikuar nga kryeministri Edi Rama, pas procesit të Këshillimit Kombëtar.

Vetë Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Ne do të bëjmë ashtu si shprehen qytetarëve, do të legalizojmë absolutisht kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk ka fare dilema për këtë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që janë marrë nga qytetarët, do të vihen në zbatim nga qeveria, përmes çdo ministri.

“Nuk ka asnjë pyetje që kërkon ndryshime kushtetuese këtu, dhe nga ana tjetër ne të gjitha këto pyetje, këto dilema, i kemi pasur në tryezën e vendimmarrjes sonë prej disa kohësh.

Pikërisht se kemi pasur dilema, e kemi parë si rrugën më të mirë që tiu drejtohemi qytetarëve pa asnjë dallim, jam jashtëzakonisht i lehtësuar dhe i qartë, zëri i qytetarëve është kumbues në të gjitha drejtimet.

Ne do të bëjmë të gjitha ato që ata kërkojnë, shumë shpejt, do të shihni anëtarët e kabinetit, që do të dalin me angazhime konkrete, për tiu kthyer njerëzve besimin që i kanë dhënë këtij procesi”, tha Rama.

Grafiku i publikuar nga qeveria për pyetjen e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore: 

Në një konferencë më gazetarët, Rama ka prezantuar përgjigjet e Këshillimit Kombëtar, ku sipas tij kanë shprehur vullnetin më shumë se 500 mijë qytetarë, ku nuk përjashtohet mundësia që një person të jetë shprehur deri në 3 herë.

Identiteti i qytetarëve që janë shprehur në këtë proces këshillimi është mbajtur anonimë, ndërkohë që kryeministri paralajmëroi se ky proces do të përsëritet dhe në raste të tjera, kur qeveria ka dilema në vendimmarrje.

S'KA KOMENTE