E vaksinuar me te dyja dozat , nderron jete nga Covid modelja...

E vaksinuar me te dyja dozat , nderron jete nga Covid modelja 18 vjecare

694
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e modës në Brazil.

Modelja Valentina Boscardin ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19.

Siç shkruajnë mediat braziliane ajo u detyrua të shtrohej në spital për shkak të simptoma të rënda, por ishte tromboza e krijuar nga sëmundja që i dha fund para kohe jetës së saj.

Lajmin e ka dhënë e ëma e saj prezantuesja e njohur braziliane Marcia Boscardi.

Sipas prezantueses, vajza e saj nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer, por këto masa nuk parandaluan një shtrimin në spital.

Valentina Boscardin kishte ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe tashmë ishte pjesë e agjencisë së njohur Ford Model Brasil São Paulo.

 ” Valentina ishte gati për të nisur një karrierë ndërkombëtare. Sa e trishtueshme . Ajo kishte marrë të dy dozat e Pfizer. Pusho, në paqe Valentina” ka shkruar gazetari dhe miku i familjes së viktimës, Felipeh Campos.

S'KA KOMENTE