E ‘Premtja e Zeze’ne kishen ortodokse ne Fier , kalimi i epitafit

E ‘Premtja e Zeze’ne kishen ortodokse ne Fier , kalimi i epitafit

996
SHPËRNDAJE

Besimtarët ortodoksë të Fierit morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit në qytet. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes se zeze . Nje dite kreshme dhe lutjeje e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Nën tingujt liturgjike, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit  në qendrën e qytetit, ne pedonale dhe per tu kthyer me pas  në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit.E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

S'KA KOMENTE