E dhunoi dhe tentoi t’i vinte flakën me benzinë ish-bashkëjetueses 16-vjeçare, shpallet...

E dhunoi dhe tentoi t’i vinte flakën me benzinë ish-bashkëjetueses 16-vjeçare, shpallet në kërkim autori, arrestohet dy miqtë e tij

858
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 16 vjeçare është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj dhe dy miqtë e tij, ndërsa më pas ka tentuar që t’i vërë flakën me benzinë.

Mësohet se është shpallur në kërkim ish-bashkëjetuesi i saj, A. Çela, 25 vjeç, ndërsa në pranga kanë rënë dy miqtë e këtij të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”, njofton policia.

S'KA KOMENTE