Dy shqiptarët e vrarë në Greqi me precedent për trafik droge, zbulohet...

Dy shqiptarët e vrarë në Greqi me precedent për trafik droge, zbulohet si ndodhi ngjarja tragjike

786
SHPËRNDAJE

Athina u përgjak mbrëmjen e djeshme nga të shtënat me armë zjarri në dy lagje të ndryshme të saj që lanë pas 2 të vdekur dhe 3 të plagosur, mes të cilëve dy police. 

Dy shtetasit shqiptarë të vrare mësohet se janë me inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjec, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve. Burimet më të fundit bëjnë me dije se ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e plagosur rëndë këtë të fundit. 

Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona, mes të cilëve në timon edhe babai i viktimës. Duke parë ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dale pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur. Një tjetër person ndërkohë ka dale nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rruge duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market. Me pas ka dalë në rruge dhe ka ndaluat një patrulle policie duke e menduar për taksi. Sapo ka pare policet ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policet janë kundërpergjigjur duke e vrare shqiptarin.

Mësohet se dy shqiptaret e vrare, të cilet rezultojnë shoke me njeri tjetrin pasi te dy ndodheshin ne automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë në arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

S'KA KOMENTE