Dy shqiptarët e arrestuar për plagosje në Greqi,në kërkim ne Shqiperi për...

Dy shqiptarët e arrestuar për plagosje në Greqi,në kërkim ne Shqiperi për vrasjen e komisarit Artan Cuku

203
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarët e arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi për ngjarjen e ndodhur në zonën e Vulës në 22 janar, janë Bledat Jambelli dhe Kristaq Leci të cilët u përfshinë në një konflikt për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, ku u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Ndërkohë që janë vënë në pranga nga pala greke, dy shtetasi rezultonin të shpallur në kërkim në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku në 8 prill të vitit 2017 pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve.

Ishpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në zonën e Vulës në Greqi, është shtetasi Marsel Bashimi. Para disa vitesh Marsel Bashimi, 35-vjec nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike nje shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjate nje zenke per perparesine e kalimit te mjeteve ne rruge. Ai u pergjua pas ngjarjes teksa i kerkonte anetareve te tjere te grupit te deklaronin te vjedhur mjetin e tij dhe te ndryshonin targat. Te nesermen e plagosjes policia e Athines e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi.

S'KA KOMENTE