Dy shqiptarë të plagosur gjenden në mes të rrugës në Itali

Dy shqiptarë të plagosur gjenden në mes të rrugës në Itali

153
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Raportohet se dy të plagosurit janë gjetur të shtrirë në anë të rrugës nga kalimtar të rastit. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se dy shqiptarët e plagosur janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç.

Ka qenë një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në rrugën ku ishin plagosur dy shqiptarët. Ai ka parë lëvizjen e tyre dhe është ndaluar ku më pas ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë.

Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.

S'KA KOMENTE