Dy lëkundje të forta tërmeti në ishullin grek ,banorët në panik

Dy lëkundje të forta tërmeti në ishullin grek ,banorët në panik

285
SHPËRNDAJE

GREQI

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë ndodhur mesditën e së mërkurës në ishullin Samos me një diferencë prej 14 minutash.
Lëkundjet e para sizmike prej 4.7 Rihter ndodhi në orën 12:56 me orën greke, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje gjithashtu në Dodekanez. 

Tërmeti i dytë me magnitudë 5.2 ka ndodhur në orën 13:10 me orën lokale.
Të dy tërmetet, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë veçanërisht në ishull, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. 

Në orën 13:19, në zonë ka ndodhur një pasgoditje e dobët prej 3.1 ballë të shkallës Rihter.
Siç raporton në protothema.gr kryebashkiaku i Samosit perëndimor, Alexandros Lymberis, ajo që ka shkaktuar shqetësim te banorët është fakti se tërmeti i dytë ka qenë me intensitet më të madh se i pari, me rezultat që askush nuk e di evolucionin e sekuencës.

“Ajo që na shqetëson në këtë moment është fakti se tërmeti i dytë ka qenë më i fortë se i pari. Normalisht, i dyti duhet të ishte më pak intensiv për t’u konsideruar si pasgoditje, por nuk ndodhi kështu. Urojmë që tërmeti i dytë të ishte kryesori dhe kemi mbaruar këtu. Deri më tani nuk është raportuar për dëme, por së bashku me shërbimin teknik do të bëjmë xhiron e zonës. Banorët ishin të frikësuar, dhe të shqetësuar, pasi nuk kanë kaluar shumë vite nga tërmeti vdekjeprurës i vitit 2020”. 

Presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes Antisizmike dhe profesori i Gjeologjisë, Efthymios Lekkas, foli për dy tërmetet e ndodhura në Samos brenda pak minutash, përkatësisht 4.7 dhe 5.2 ballë. 

Siç shpjegoi ai janë dy tërmete të ndryshëm, jo ​​sekuenca standarde që ndiqet zakonisht dhe i dyti nuk është një pasgoditje. 

“Kam kontaktuar me kryebashkiakun, janë dhënë udhëzime për procedurat e nevojshme”, tha z. Lekkas duke folur për SKAI-n dhe tha se “nuk e dimë nëse ka pasoja për dëmtime apo lëndime”. 

Ai tha se dy tërmetet e reja nuk janë të lidhura me tërmetet e dy viteve më parë. “Ne jemi ende të kujdesshëm”, vuri në dukje Efthymios Lekkas.

S'KA KOMENTE