Drejtori i Policise se Shtetit paralajmeron reformim te thelle për të...

Drejtori i Policise se Shtetit paralajmeron reformim te thelle për të luftuar krimin

146
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, është shprehur sot në një event të mbajtur në Shkollën e Magjistraturës, se ka kërkuar një reformim të plotë të organizatës që drejton, për të krijuar një trupë profesionale efektivësh që të përballen me krimin.

“[…] kam kërkuar një reformim të plotë të Policisë së Shtetit, sa ligjor, arsimor dhe strukturor, me qëllim krijimin e një trupe të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin dhe për të përmbushur misionin që ka Policia e Shtetit, krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët e vet, vizitorët dhe turistët që vizitojnë vendin tonë”, është shprehur ai.

Duke u ndalur te lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Muhamet Rrumbullaku tha se ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të strukturave të hetimit të krimit, si dhe për përmirësimin dhe përditësimin e tyre me metodat më të reja hetimore.

Një projekt i konceptuar nga OSBE-ja zhvillohet në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar disa vjet më parë, ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe synon rritjen dhe promovimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në veprimtarinë komplekse të Policisë së Shtetit, veçanërisht për sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të strukturave të hetimit të krimit, si dhe për përmirësimin dhe përditësimin e tyre me metodat më të reja hetimore.

Për t’i shërbyer këtij qëllimi, Akademia e Sigurisë duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm, duke rritur kapacitetet e stafit akademik dhe duke siguruar programe afatgjata trajnimi dhe përmirësim të ndjeshëm të kurrikulave”, u shpreh me tej në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.,

S'KA KOMENTE