Domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum

Domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum

90
SHPËRNDAJE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një Laborator të kontraktuar.

I cili testet i ka realizuar në Laborator të akredituar në Bullgari.

Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik.

Mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve.

Përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate. AUV përveç mostrave të testuar në Laboratorët vendore, kemi dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative. Të cilat heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF.

Kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit, kemi bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit. Ne kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve.

Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim qe paraqitet.MONITOR


S'KA KOMENTE