Do te japë doreheqjen Basha pas rezultatit te zgjedhjeve, deklarata e tij

Do te japë doreheqjen Basha pas rezultatit te zgjedhjeve, deklarata e tij

202
SHPËRNDAJE

Basha: Duke nisur nga PD, nuk kam ardhur të flas për procedura…

Nuk është koha as për të ikur përgjegjësive, jetojmë në një vend ku janë asgjësuar zgjedhjet me 25 prill, ne kemi pasur sulme të shumëfishta. Përgjigjia jonë është një revoltë akoma më e thellë.

Edhe ata që nuk janë pjesë e PD do jenë pjesë e vendimarrjes dhe kështu do u japim njerëzve vision e shpresë, beteja që kemi është e vështirë. Po investohet kundër interesit politik, asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë, jemi në shërbim të shqiptarëve. Kemi mëkatet tona dhe pse kemi 8 vite që i bëjmë ballë regjimit të Ramës, me atë që ndodhi dje duhet një reformim i thellë.

Do dëgjojmë njerëzit, këshillat dhe aspiratat e tyre dhe do bëjmë gjithcka që një orë e më parë këto zgjidhje ti kthejmë në realitet.

-Jemi në një situatë anormale, në bashkitë e tilla që kanë vende vakante për shkak të dekreminalizimet, dhe pjesmarrja e ulët tregon se shqiptarët s’kanë besim te vota.

Kur 30% merr pjesë në votime do të thotë që shpresa ka humbur! Votuesit që kanë qëndruar në shtëpi është mesazh i fortë.

Pyetje: Si do e mundni Ramën me këto rezultate, a jeni ju shpresa e demokratëve?

Basha: Këta me para korrupsioni largon qytetarët nga procesi i votimit, unë lexoj sot dhe ka kohë për konkluzion.
Qartë dhe shkurt, do kemi një reform zgjedhore me politikanë të zgjedhur nga vota e tyre dhe që PD të jetë hapësira ku ata shprehin aspiratat e tyre.

Këto janë faktet, bandat janë përfshirë, ka marrë pjesë vetëm administrata në zgjedhje, është braktisur votimi në 6 mars.

Administrata e Shkodrës janë 30%, ku është 70%, ku janë qytetarët e asaj zone?

Dëgjoni analizën, faktet janë kokëforta.

Pyetje:Si rrini pas 6 humbjeve radhazi? A e dini që keni dalë forcë e tretë?!

Basha: Unë s’kam humbur asnjë garë në jetën time, trekëndëshi i Bermudës do e kthejë këtë në personale.

S'KA KOMENTE