Djali i kandidatit SOCIALIST “kapet” duke ngarkuar PAKO gjatë natës në një...

Djali i kandidatit SOCIALIST “kapet” duke ngarkuar PAKO gjatë natës në një SHKOLLË

121
SHPËRNDAJE

Djali i kandidatit të Partisë Socialiste në Has është filmuar nga një banor i zonës duke ngarkuar disa kuti në një makinë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Sipas denoncuesit, djali i kandidatit të Partisë Socialiste në Has, Beqir Mulaj, është duke u përgatitur për blerje votash, dhe pakot të cilat po ngarkon janë me ushqime.

Ai është filmuar duke i nxjerrë pakot nga një shkollë, dhe duke i ngarkuar në makinë.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka në kuti, dhe se pse pikërisht po nxirren nga një institucion arsimor. Denoncuesi thotë se do e referojë rastin në Prokurori.

Sipas “Ora News”, policia ka bllokuar makinën e tij po mbrëmjen e sotme.

S'KA KOMENTE