Ka nisur protesta në ditën e saj të 7-të kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Të shumtë në numër janë studentët të cilët me pankarta në duar kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi “Skënderbej” për tek Kryeministria.
Ata kërkojnë jo vetëm uljen e taksave nga qeveria por dhe përgjysmimin e tarifës së masterit dhe uljen e ¬çmimit të aboneve.
“S’kemi marrë bursat ende”-tha një nga studentët.
Ende nuk dihet si do vijojë protesta e sotme ndërsa deri më tani qeveria nuk ka marrë asnë masë për uljen e çmimeve.