Reduktohet edhe per kete vit siperfaqja e mbjelle me kulturen e grurit ne rrethin e Fierit dhe Mallkaster. Ky vit me krizen qe po kalon bota per shkak te luftes ne Ukraine e ka tronditur tregun duke rritur cmimin e grurit dhe miellit.Fermeret ne Bishan te Fierit jane shprehur se mbjellja me kete kulture i vendos para veshtiresive pasi shpenzimet e punimit te tokes , plehrave dhe deri ne korrjen e grurit jane shume te larta. Jo vetem kjo zone por ne peegjithesi ne Fier e Mallakaster fermeret i jane larguar mbjelljes se grurit
Sot cmimi i grurit shkon ne 6500 lek te reja kuintali nga 3500 lek te reja deri ne 4000 qe ka qene nje vit me pare. Vetem ne kete vite ne rrethet Fier dhe Mallakaster jane mbjelle me grure 5630 ha dhe 14,650 ha ne te gjithe qarkun.
Reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure ne Fier e Mallakaster eshte pasoje e rritjes se cmimit te sherbimeve dhe punimeve per kete kulture dhe vershimit nga importi nga vendet e tjera si Serbi, Greqi Kanada etj te cilet jane edhe prodhuesit me te medhenj te grurit ne bote.
Nisur nga shpenzimet e shumta qe ka fermeri qe nga mbjellja deri ne korrje te grurit llogaritjet e nxjerrin ate me humbje duke e bere qe te largohet gjithmone dhe me shume nga mbjellja e kesaj kulture .