Nje automjet eshte shkrumbuar nga flaket ne oret e para te mengjesit ne Vlore. Ngjarja u regjistrua rreth oren 01:15 ne vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”ku eshte djegur plotesisht nje automjet tip fuoristrade pa targa.Ngjarja dyshohet e qellimshme teksa automjeti mund te jete perdorur per te terhequr ndonje mjet lundrues. Për momentin nuk ende te tjera detaje mbi ngjarjen teksa policia ka nisur hetimet.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.