Digjet baraka me nje 57 vjecar qe ndodhej brenda, dergohet ne...

Digjet baraka me nje 57 vjecar qe ndodhej brenda, dergohet ne spital

449
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë, bashkia Sarandë.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, qe mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qene djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë. Zjarrfiksja dhe policia në vendngjarje.

S'KA KOMENTE