Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Goditjet për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Blutë njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. Ç., 44 vjeç, banues në Laç.
Shërbimet e policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 17, Korçë, pranë terminalit të autobusave, po ndodhte një konflikt, janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar shtetasin M .Ç., duke prishur qetësinë publike dhe duke u konfliktuar me qytetarët.
Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë dhe i ka goditur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.