Dhune ndaj nenes dhe bashkeshortes , dy te arrestuar ne Fier

Dhune ndaj nenes dhe bashkeshortes , dy te arrestuar ne Fier

2601
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
Y. R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:
A. K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vetëgjyqësia” pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën.

D. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE