Dhëndri i pret rrugën dhe qëllon drejt familjes së gruas/ Dy viktima,...

Dhëndri i pret rrugën dhe qëllon drejt familjes së gruas/ Dy viktima, dyshohet edhe për të plagosur, 40-vjeçari shpallet në kërkim

805
SHPËRNDAJE

Ramazan Hutra ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas, duke lënë të vdekur dy persona.

Gjithashtu bëhet me dije se ka edhe të plagosur.“Nga informacionet parapkrake dyshohet për persona të plagosur përveç dy viktimave. 40-vjeçari ka qëlluar me kallashnikov drejt familjes së gruas së tij. Mësohet se ka qëlluar me breshëri plumbash”

Autori i maskarës në Paskuqan me 2 viktima dhe dy të plagosur ka qenë i dënuar edhe me parë për vrasje.

Ai në vitin 2007 është dënuar për vrasjen e gruas së tij.

Dan Hutra, asokohe 25-vjec, vrau me dy goditje thike ne zemer e melci gruan e tij Dafina Havalja.

Por, Hutra kishte qene nje here i denuar per heqje te lirise se nenes e kunates se tij dhe perdhunimin e kunates tjeter ne vitin 2003, krim per te cilin ka vuajtur vetem tre vite burg. “Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thike. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithcka e kam bere pa vetedije”, ka deshmuar 25-vjecari para gjykateses

Ndërkohë ai sot ka vrarë motrën e ish bashkëjetueses dhe kunatën e saj.Sakaq nga të shtënat me armë u plagos ish bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj.

S'KA KOMENTE