Detyronte mbesën e mitur që të lypte në rrugë, policia shpall në...

Detyronte mbesën e mitur që të lypte në rrugë, policia shpall në kërkim 44-vjeçarin në Fier

383
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin Shpëtim Muharremi, i cili detyronte mbesën e tij të mitur që të lypte në rrugë. 

Mësohet se 44-vjeçari kishte një muaj që kishte dalë nga burgu. 

Muharremi kishte në kujdestari 14-vjeçaren, që ishte vajza e motrës së tij, të cilën e shfrytëzonte duke e detyruar që të dilte rrugëve.

E mitura aktualisht është dërguar në shtëpinë e fëmijëve. 

14-vjeçarja i perket komunitetit rom dhe jetonte në një lagje në Levan të Fierit.

S'KA KOMENTE