Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Kavajë, fëmija i një...

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Kavajë, fëmija i një prej viktimave ka parë të gjithë ngjarjen

584
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Mësohet se në një lokal në qendër të qytetit për shkak të një konflikti, dy qytetarët, Armand Gosa nga Kavaja dhe Sali Rexha nga Kukësi kanë mbetur të vrarë, pasi kanë goditur njëri-tjetrin. Rexha ka qëlluar me armë drejt Gosës, ndërsa ai e ka sulmuar me thikë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë. Armand Gosa njihet në zonë si konsumator alkooli. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, kur ka sulmuar me thikë Sali Rexhën. Ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri Gosën. Sipas burimeve dy viktimat kanë pasur një konflikt mes tyre edhe disa ditë më parë.

Rexha ishte me fëmijën e tij të mitur kur është sulmuar nga Gosa, i cili dyshohet se ishte i dehur. E gjithë ngjarja është parë nga fëmija e Sali Rexhës.

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha, gjithashtu dhe Edmond Gosa e ka ndërruar emrin e tij në Armand Gosa.

S'KA KOMENTE