Detaje të reja nga operacioni në Fier dhe Mal të Zi, dyshohet...

Detaje të reja nga operacioni në Fier dhe Mal të Zi, dyshohet se janë arrestuar edhe porositësit e lëndës narkotike

824
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbradhur nga operacioni anti-drogë zhvilluar nga DEA amerikan, SPAK dhe policia malazeze.

Mesohet se hetimet janë vijuar prej gati 3 muajsh ku edhe u finalizua ditën e sotme

Dyshohet se është shkatërruar grupi kriminal dhe së në pranga janë vënë edhe porositësit e lëndës narkotike, ndërsa pritet që autoritetet të dalin në një deklaratë për këtë ngjarje.

“Hetimet kanë vijuar prej tri muajsh deri në ditën e sotme ku edhe u zbulua droga. Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa armë zjarri. Në këtë operacion janë arrestuar 15 persona. Disa prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe dyshohet se disa prej tyre janë edhe porositës. Në Portin e Tivarit është një sasi tjetër e konsiderueshme për rreth 400 kg e përzier me kokainë. Pritet një dalje zyrtare e autoriteteve për të dhënë detaje për bashkëpunimi. Krerë kryesor të grupit që kanë porositur lëndën janë arrestuar. Dyshohet se sipas hetimeve të kryera nga SPAK, DEA dhe mali i Zi se droga ka ardhur nga Kolumbia. Në muajin korrik ka mbërritur në Portin e Tivarit. DEA  amerikane, SPAK dhe policia malazeze kanë zhvilluar hetime  deri në realizimin e këtij operacioni”

S'KA KOMENTE