Detaje te reja nga humbja e jetes se 3 vjecarit ne kopshtin...

Detaje te reja nga humbja e jetes se 3 vjecarit ne kopshtin privat ne Fier

2720
SHPËRNDAJE

Ky eshte rafti ku mbeti i varur 3 vjecari Kodheli, mesditen e 7 janarit ne nje kopesht privat ne Fier. Burime kane bere me dije se i mituri ka hipur ne raft per te marre xhupin qe ishte i varur ne varsen e rrobave e ka mbetur i varur nga pas ne trikon qe kishte te veshur.  

Trupi i pajete eshte gjetur nga edukatorja e grupit, 27 vjecarja Redina Binjaku, e cila ka njoftuar prinderit e ka shoqeruar edhe vogelushin ne urgjencen e spitalit te Fierit. Nga bluzat e bardha i ben me dije se femija ka mberritur i pajete ne spital.  


Nga ana e familjareve, te cilet nje dite me pare u mblodhen edhe perpara prokurorise se Fierit ka pretendime per menyren se si ka nderruar jete 3 vjecari, pasi fillimisht u deklarua qe ka kamera sigurie te cilat do tu viheshin ne dispozicin, e me pas u tha se zona ku ndodhi ngjarja nuk survejohej nga kamerat.

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier pritet të japë paraditen e sotme në orën 10:30,  masën e sigurisë për edukatoren 27-vjeçare R. Binjaku, arrestuar pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin privat ku ajo punonte.

S'KA KOMENTE