Detaje te reja nga atentati me dy te plagosur rende ne Milot

Detaje te reja nga atentati me dy te plagosur rende ne Milot

322
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot.

Mesohet se dy persona, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen me urgjencë nga spitali i Lezhës në drejtim të spitalit të Traumës, në kryeqytet.

Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë ndaj dy personave të cilët kanë rënë pre edhe e dy atentateve në të shkuarën.

Atentat i mbrëmjes së sotme ndaj Brahimit dhe Preçit është bërë nga një automjet në lëvizje, por ende nuk ka informacion për numrin e autorëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, që sipas gazetarit Ndreka kanë piketuar disa persona që pritet të shoqërohen pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ylli Brahimi u tentua të ekzekutohej nga dy persona që udhëtonin me një motoçikletë më 13 janar të vitit 2021 në qendër të Milotit.

Sa i përket Klisman Prençit, ndaj tij dhe kushëririt të vetë Blerim Preçi një atenat ndodhi më maj të këtij viti në zonën e Lezhës, por fatmirësisht të rinjtë arritën të shpëtonin nga plumbat që u zbrazën mbi “Mercdes Benzi-n” e tyre nga një automjet tip “Audi”. Preçi dyshohej se kishte probleme në Belgjikë.

S'KA KOMENTE