Detaje rrëqethëse nga vdekja e 3 vajzave greke nga aksidenti i trenave

Detaje rrëqethëse nga vdekja e 3 vajzave greke nga aksidenti i trenave

775
SHPËRNDAJE

Teksa numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi ka arritur në 57, detaje rrëqethëse dalin për udhëtarët të cilët humbën jetën në tren.

Dy motra binjake 20-vjeçare dhe kushërira e tyre po udhëtonin në drejtim të Selanikut, pasi kishin kaluar disa ditë pushime në familjet e tyre në Kastraki.

Pak para aksidentit tragjik, ato kishin publikuar video në rrjetet sociale teksa shkruanin “ndoshta do arrimë një ditë” dhe për ironi të fatit, ato nuk mbërritën kurrë në destiancionin e tyre pasi përplasja u mori atyre jetën.

Në fund të videos, njëra nga vajzat dëgjohet të thotë “kurrë më në tren”- kjo për shkak të dy vonesave të trenit ku ato po udhëtonin.

https://youtube.com/watch?v=X4HpeA-RKhc

Ato ishin studente të shkëlqyera dhe po shkonin në Selanik për të vazhduar studimet, pasi kishin kaluar tre ditë me prindërit e tyre. Dy motrat janë të njohura edhe në botën e sportit të Thesalisë.

 

S'KA KOMENTE