Detaje nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit,arrestuar ne Fier

Detaje nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit,arrestuar ne Fier

989
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin në dritë nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit, person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale. Ai u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur. 

Mësohet se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Po ashtu mësohet se Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës. 

Mesohet gjithashtu se Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga. Kanë qenë pikërisht mjekët ata që vendosën që i plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë. Ai u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.

S'KA KOMENTE