Dëshmia e vrasesit te 3 grave :“Marjanës do t’i prisja kokën me...

Dëshmia e vrasesit te 3 grave :“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak”

283
SHPËRNDAJE

Dan Hutra nuk shfaqi asnjë pendesë në sallën e gjyqit. Madje ai tha se e kreu krimet me ndërgjegje të plotë.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Nuk jam i penduar. I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, tha ai gjatë seancës me dyer të mbyllura, në fund të të cilës u njoh me masën e arrestit me burg.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dëshmia e 40-vjeçarit Hutra, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave, ku shpjegohen shkaqet e kryerjes së këtyre krimeve.

Ai iu tha hetuesve se makinën e mori me qira dhe se kallashnikovin e mori në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë dhe ngjarja e parë që kreu ishte plagosja e ish të dashurës në zonën e Astirit.

“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, shpjegoi ai.

Etleva Kurtin që e ekzekutoi në shtëpinë e prindërve, në Kamzë tha se e vrau pasi kishte konflikt me vëllain Vladimir Kurti në burg.

“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë”, tregoi Hutra.

“Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, tha vrasësi.

Në lidhje me masakrën e Paskuqanit, ai shpjegoi se do të vriste ish-vjerrin Zaim Hysa. Kur mbërriti atje arma iu bllokua dhe motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj igodit me thikë. Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimën I qëlloi me kallashnikov, pasi mundi ta zhbllokonte.

Ai tha se krimin e kreu, pasi kishte dyshime në atësinë e fëmijës dhe ata nuk e pranuan që të kryenin një testAND-në. Ai këmbënguli se nuk e dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe u dënua pa faj për këtë çështje. Ndërsa e mbylli rrëfimin krejt indiferent, se “gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme ti japin”.

S'KA KOMENTE