Vija bregdetare e Darëzezës në Fier është një ndër më të frekuentuarat nga pushuësit, e siguria përgjatë vijës bregdetare është thelbësore. Hapësirat e plazheve publike janë nën vëzhgimin e vrojtuesve të plazhit dhe shpëtimit të cilët tregojnë se kujdesi duhet të jetë maksimal, vecanërisht në ditët kur deti ka dallgë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur të mbytur . Ndërkohë ligji detyron edhe bizneset që të jenë të pajisur me roje bregdetare, të trajnuar e të gatshëm të shpëtojnë jetë njerëzish. Edhe pse këtë vit vihet re një numër më i vogël pushuesish krahasuar me vitet e tjera, darëzezë vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit fierakë
Home Shqiperia ime Dëshmia e kryefamiljarit per grabitjen ne Selenice, autori abuzoi seksualisht me vajzën