Deputeti demokrat në kafe me Ramën në Vlorë /Reagimi!

Deputeti demokrat në kafe me Ramën në Vlorë /Reagimi!

988
SHPËRNDAJE

Ndërsa PD-së është futur në tensione të thella në përballjen me palëve dhe akuzat për kapje nga Rama, një deputeti të PD-së  i ka dalë një foto ku takohet me kryeminsitrin Rama. 
Bëhet fjalë për deputetin e Vlorës dhe njëkohësisht një prej mbështetësve të Bashës, Arbi Agalliun i cili është fotografuar me Ramën në zonën e Lungomares.

Ndërkohë që vetë deputeti demokrat ka bërë me dije se fotoja është bërë 2 muaj më parë, ku është këmbyer me Ramën në kafe.

Agalliu: Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq! Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat. Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!

S'KA KOMENTE