Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus...

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime

207
SHPËRNDAJE
WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si “diplomaci jo reale”.

Duke folur me gazetarët në Uashington të premten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “në tytën e armës”. Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen, tha ai.

Deri më tani, shtoi Price, SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë.

Më herët të premten, Kremlini tha se Putini ishte “gati” për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të “neutralitetit” dhe “çmilitarizimit” të vendit.

S'KA KOMENTE