Denoncimi i Metës: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin...

Denoncimi i Metës: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin e Tepelenës

58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një denoncim që i është adresuar nga disa qytetarë të Tepelenës, ku 1.5 km rrugë në By-Pass do të kujtojë sipas tij 28 mln euro. 

Deklarata e tij u bë gjatë një konference për mediat. 

“Është momenti të organizojmë konferencën për shtyp, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe deputeten Erisa Xhixho. Ka qenë një javë intensive, por vazhdimi do të jetë më intensiv.

Dua të falënderoj anëtarët e LSI për të krijuar partinë e Lirisë, Një proces që po ecën me ritme të shpejta. Dua ta nis këtë konferencë shtypi për një problem madho për shoqërinë tonë, të parrahur apo diskutuar seriozisht në gjithë këtë kohë dhe që tregon një krizë të madhe të shoqërisë dhe familjes shqiptare, të ardhmes së vendit tonë. Kjo temë ka të bëjë me emigrimin e minorenëve shqiptarë pa prindër, një nga tragjeditë më të rënda që po i ndodh vendit. Është axhendë e qëllimshme e qeverisë, që as pushtuesit dhe armiqtë më të egër se kanë realizuar. Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga truri i shoqërisë, por dhe nga minorenë. Numri i fëmijëve minorenë pa prindër që kanë mbërritur në Itali, zënë vendin e tretë pas atyre nga Ukraina dhe Egjipti, duke lënë pas shumë vende që kanë dalë nga konflikti. Mbi 1300 minorenë shqiptarë pa prindër janë në ngarkim nga shteti italian, që nga qershori i këtij viti. Vetëm dëshpërimi i detyron prindërit shqiptarë që t’i dërgojnë për emigrim fëmijët, që mund të bien pre e trafikimit. Nuk është rastësi që dhe OKB parashikon që popullsia jonë të pësojë tkurrje të frikshme. Është koha që t’i jepet fund kësaj qeverisje, në mënyrë që fëmijët të rriten këtu, në kujdesin e prindërve, të shoqërisë, për një arsim cilësor. Së dyti, kjo kërkon një angazhim të fortë për luftën kundër korrupsionit. Sa i takon korrupsionit, baza e triumfit të lirisë, dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë të rëndë në Tepelenë ku 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH ka kushtuar 23 mld euro. Hajdutllëk i tmerrshëm thotë një qytetar. Nuk është e mora vetëm për bazë atë denoncim, pasi bëra verifikim se vlera e kontratës është 2 mln e 389 mln lekë pa TVSH, 24 mln lekë. Ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, 11 mln euro. Shkon 28 mln euro për 1.5 km. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim këto plaçkitje në mënyrë profesionale. Në këtë forcë politike do të promovohen ata që kanë prova me fakte.”, tha Meta.

S'KA KOMENTE