Dënohet me burg përjetë 48-vjeçari shqiptar në SHBA

Dënohet me burg përjetë 48-vjeçari shqiptar në SHBA

352
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshme, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.

Astrit Bushi u shpall fajtor për për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac. Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja.

Të dy ishin punonjës  pastrimi dhe aksidenti kishte ndodhur në orar pune. Bushi është gjetur në këmbë pranë viktimës dhe është arrestuar. Policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.

S'KA KOMENTE