Del fotua e te riut qe u vra ne Elbasan

Del fotua e te riut qe u vra ne Elbasan

415
SHPËRNDAJE

Madrid Ulqinaku 25 vjeç u vra me armë zjarri sonte në mbrëmje në Elbasan nga K.Sh. 20 vjeç. Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta pas një sherri mes të rinjsh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”.

‘Gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, citohet në komunikatën e policisë.

S'KA KOMENTE