Deklarata e fortë e Arben Krajës: SPAK ka nën hetim ministra e...

Deklarata e fortë e Arben Krajës: SPAK ka nën hetim ministra e deputetë per aferen e inceneratoreve

105
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Posaçëm i Prokurorisë Anti-korrupsion, Arben Kraja, në një intervistë për RTSH ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve.

“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë.Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 mln e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë.

Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin.Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite.

Korrupsioni:Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vetingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.

Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve.
Kemi cështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai.

SPAK ka vetëm tre vite që funksionon, por në zgjedhjet e 2021 a ka konstatuar organizata juaj ndërhyrje?

Kraja: Ne kemi kompetencë korrupsionin në zgjedhje dhe kemi pasur disa raste, ka persona që janë dënuar. Çdo rast që është konstatuar i kemi shkuar deri në fund. Tek politikanët nëse do ketë prova patjetër, nuk do ketë kufizimi. SPAK i duhet të punojë , të lihet i qetë në punën e tij.

Pasi të mbaroni të detyrë, do të rrini në SPAK?

Arben Kraja: Unë kam 25 vite prokuror, këtë di të bëj nuk di të bëj asnjë punë tjetër

S'KA KOMENTE