Debatuan për ujin e pijshëm, gruaja nga dhunohet me lopata e shkelma...

Debatuan për ujin e pijshëm, gruaja nga dhunohet me lopata e shkelma nga komshiu dhe djemtë e tij

399
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Burime për mediat bëjnë me dije se një grua është dhunuar nga komshiu dhe djemtë e tij.

Zanafilla e sherrit është bërë pikërisht uji i pijshëm. Gruaja e dhunuar, Violeta Muçaku ka shkuar në shtëpinë e komshiut për ujin e pijshëm, aty kanë debatuar dhe kjo ka agravuar në dhunë, pasi komshiu bashkë me djemtë ka rrahur gruan me lopatë e shkelm.

Pas ngjarjes, gruaja është dërguar në urgjencë, në spitalin e Librazhdit për mjekim pasi ka marrë plagë të rënda në bark edhe në këmbë.

Pas trajtimit në spital, ajo ka dhënë edhe dëshminë e saj në Komisariatin e Librazhdit.

“Shkuam atje meqë na ka marrë ujin, më rrahu biri i botës. Më ra me lopatë dhe me shkelm në bark”, tregoi ajo.

S'KA KOMENTE