DEA thirrje Shqipërisë si në Amerikën Latine/ Eksperti i kriminalistikës: Operacionet janë...

DEA thirrje Shqipërisë si në Amerikën Latine/ Eksperti i kriminalistikës: Operacionet janë dekonspiruar. Gazetari: Shteti marrëveshje me grupet kriminale

135
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit DEA amerikane, me anë të një statusi të publikuar në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë, trazoi goxha ujërat në politikë dhe botën e krimit të organizuar.

Kërkesa ndaj qytetarëve për të dhënë informacion mbi grupe narkotrafiku dhe të krimit të organizuar, ishte përmbajtja e mesazhit që DEA u drejtoi shqiptarëve.

Në opinionin publik ishin të shumta pyetjet që u ngritën. Pse DEA kërkon këto informacione nga qytetarët?

Pse DEA nuk i merr informacionet nga strukturat ligj-zbatuese?

A ka mungesë besimi DEA tek institucionet ligjzbatuese?

A ka dalë jashtë kontrolli narkotrafiku dhe pastrimi i parave në Shqipëri?

Shumë raporte ndërkombëtare e kanë renditur Shqipërinë në zonat gri sa i përket pastrimit të parave dhe narkotrafikut. Dhe këto raporte kanë alarmuar institucionet ndërkombëtare, dhe veçanërisht DEA-n.

Është e njohur botërisht lufta që ka bërë DEA ndaj karteleve të drogës në Kolumbi, Ekuador, etj. Dhe për herë të parë kjo strukturë lëshon një mesazh të tillë në një vend të Europës, si Shqipëria. Është e para herë që DEA bën një veprim të tillë, siç ka bërë në vendet e Amerikës Latine, duke u kërkuar qytetareve të bëhen bashkë në luftën kundër karteleve të drogës, duke qenë se cilësonte si të korruptuar dhe të pafuqishme policinë dhe ushtrinë.

Pse DEA kërkon ndihmën e qytetarëve shqiptare, për të marre informacion mbi bandat kriminale? A janë dekonspirimet e aksioneve të policisë shkaku që DEA kërkon informacione nga qytetaret?

Por a është qëllimi i vërtete i DEA-s të marrë informacione nga qytetaret, apo pas këtij njoftimi ka mesazhe të tjera që përçohen?

A është kthyer Shqipëria në një vend shqetësues dhe mjaft problematik sa i përket linjave ndërkombëtare të trafikut dhe pastrimit të parave?

Sipas gazetarit Artan Hoxha, në Shqipëri mes shtetit dhe grupeve kriminale ka një marrëveshje për të mos goditur njëra-tjetrën, ndërsa sipas ekspertit të kriminalistikes Ervin Karamuço, pritet që DEA të përgatisë dosje ndaj grupeve kriminale me hetimet që është duke bërë në Shqipëri, dhe t’ua dorëzojë ato më pas autoriteteve shqiptare.

Eksperte dhe gazetare të fushës flasin me fakte për dekonspirimet e vazhdueshme të aksioneve të policisë ndaj ngarkesave të caktuara, që mesa duket kane çuar DEA-n, në një mosbesim dhe dyshime për kapje të strukturave ligjzbatuese nga krimi i organizuar.

Dhe një institucion si DEA amerikane, kur zbret në terren, dhe aq më tepër në një vend të vogël si Shqipëria, dihet që situata është serioze.

Sakaq qeveria shqiptare, ketë kërkese të DEA-s për tu marrë qytetareve informacion mbi veprimtari të narkotrafikut dhe pastrimit të parave, e shohin si një forme të bashkëpunimit të frytshëm mes palëve. Ndërsa opozita e lexon si një shenjë e mosbesimit të lartë që ekziston në organet ligjzbatuese, të cilat shpesh herë janë akuzuar për dekonspirime dhe favorizim ndaj krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe narkotrafikut./News24/

S'KA KOMENTE